×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRrE shqyrton të hyrat e lejuara për Termokosin

    FrontOnline
    12 Nëntor 2024

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), ka shqyrtuar raportin mbi të Hyrat Maksimale të Lejuara për Ngrohtoren e Qytetit Termokos për sezonin e Ngrohjes 2024/2025.

    Në mbledhjen e njëmbëdhjetë të ZRrE-së, Astrit Saraqini, udhëheqës i departamentit për energji termike dhe gaz ka thënë se nevojitet të bëhet një alokim i vlerës së të hyrave të lejuara 10 milionë në komponente tarifore.

    “Këto të hyra duhet të mblidhen prej tarifave mirëpo për shkak të strukturës tarifore, e cila është në fuqi që ka disa grupacione ose lloje tarifash që nevojitet të bëhet një alokim i vlerës së hyrave të lejuara 10 milionë në komponente tarifore”, tha Saraqini.

    Ndërsa, Saraqini ka theksuar se përkundër faktit se ngrohtorja e qytetit, njësia e projektit për matësit është zotuar se do të fillojë të plotë faturimin, tani nuk është i plotë, i mangët.

    Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), Ymer Fejzullahu tha se shpreson se edhe në vitin e ardhshëm edhe konsumatorët e tjerë të përshihen në faturimin e ngrohjes sipas konsumit, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    “Aty ku pa pasur mundësi, ZRrE e ka mbështetur këtë projekt. Sipas planifikimit me këtë projekt dhe vlerësimit tonë më këtë projekt do të këtë kursime te konsumatorët”, tha Fejzullahu.

    Ndërkohë, ZRrE, shqyrtoi edhe rivlerësimin  e Sasisë se kapaciteteve transmetuese ndërkufitare Shqipëri-Kosovë për procesin e Bashkimit te Tregjeve, ku ZRRE më këtë rast miratoi kapacitetet mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë në vlerë prej 50 megavat.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.