×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRrE: S’është marrë vendim për rritjen e tarifave të energjisë, presim sugjerime mbi raportin

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka sqaruar opinionin publik se nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Në kuadër të transparencës dhe përfshirjes së palëve të interesuara, ZRrE tha se ka publikuar për konsultim Raportin Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale.

    ZRrE ka ftuar konsumatorët, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset që të shprehin komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 28 mars.

    Njoftimi i plotë:

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dëshiron të sqarojë opinionin publik se aktualisht nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë. Me qëllim që të sigurohet transparencë dhe të krijohet mundësia e një dialogu të hapur nga të gjitha palët e interesuara, ZRRE-ja ka vendosur të ndajë për konsultim publik Raportin Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale.

    Në kuadër të përpjekjeve për të garantuar një proces të hapur dhe transparent, ZRRE-ja fton të gjitha palët e interesuara – përfshirë konsumatorët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, që të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi raportin e publikuar deri më 28 mars. Ky proces është një mundësi për të siguruar që çdo vendim të marrë të bazohet në mendime të shumta dhe të ndihmojë në krijimin e një sistemi të drejtë dhe të balancuar për të gjithë.

    ZRRE-ja është e angazhuar për të siguruar informacion të plotë, të saktë dhe të qartë dhe për të mbajtur një komunikim të hapur dhe të vazhdueshëm me publikun për çdo zhvillim që mund të ndikojë në tarifat e energjisë. Për më shumë detaje dhe për të paraqitur komentet tuaja, ju mund të vizitoni faqen zyrtare të ZRRE-së.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Udhëheqësja e Tubimit Kombëtar Francez, Marine Le Pen, është shpallur fajtore në rastin e përvetësimit të fondeve të Bashkimit Evropian. Udhëheqësja e...
    Lajme31 Mars 2025
    Shqiptarët bëjnë pjesë tek ajo pjesë e botës islamike më e moderuar. Kështu tha në Klan Kosova, historiani Azdren Shala. “Zakonisht në...
    Lajme31 Mars 2025
    Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pushimeve festive ekipi i mirëmbajtjes po punon për ta...
    Lajme31 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, derisa ishte në vendin e tij të punës. Policia njofton se viktima mashkull...
    Lajme31 Mars 2025
    Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar partinë në pushtet për zvarritje të qëllimshme të procesit të krijimit të...
    Lajme31 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se...
    Lajme31 Mars 2025
    Një grua, shtetase e huaj ditën e Bajramit dyshohet se është rrahur nga bashkëjetuesi i saj në Malishevë. Policia e Kosovës këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.