×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRrE: Në komunikatë e keni përgjigjien sa është ngritja e çmimit të rrymës

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Bordi i ZRRE-se ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në kuadër të kësaj mbledhje, zyrtarët e ZRRE-së janë deklaruar në lidhje me kërkesat që janë bërë për ngritjen e çmimit.

    Por më e çuditshmja e kësaj mbledhje është se nga ZRRE-ja nuk është pranuar të bëhet e ditur se sa në fakt do të ngritet çmimi i rrymës dhe cilat janë tarifat e reja energjisë-elektrike.

    Kësisoj gazetarët nuk janë lejuar të bëjnë pyetje dhe të njëjtëve u është kërkuar të lirojnë sallën.

    Nga ZRRE-ja askush nUk ka pranuar të flasë se sa është bërë çmimi i rrymës, sa është përqindja e energjisë-elektrike që është ngritur në faturat e rrymës.

    Madje drejtori i ZRRE-së ka qenë tejet i ashpër duke thënë se s’kanë të drejtë gazetarët të bëjnë pyetje, derisa shefi i ZRRE-se, Ymer Fejzullahu kërkoi që të mos ndërpritet mbledhja.

    Gazetarët kanë deklaruar se është krejtësisht e padrejtë me i ftu në mbledhje e mos me e ditë se sa përqind po rritet çmimi.

    Nga ZRRE-ja assesi s’kanë pranuar të bëjnë të ditur.

    “Në komunikatë keni me marrë përgjigjen, jo këtu”, kanë vazhduar të thonë nga ZRRE-ja.

    “Na lironi sallën, mos me na detyru me liru sallën”, tha Fejzullahu.

    “Nuk e lirojmë sallën pa na tregu përqindjen”, thonë gazetarët.

    Fejzullahu kërkoi të mos komplikohet por të presin komunikatën.

    Debati në mes tyre dhe gazetarëve ka vazhduar.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të qartë qytetarëve të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës ndonëse po bëhen gati katër muaj që kur u mbajtën zgjedhjet e 9 shkurtit, po shkakton pasoja...
    Lajme01 Qershor 2025
    Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin. Por, nga atje sot erdhi një lajm...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim grabitje që ka ndodhur të shtunën në Obiliq. Sipas policisë viktima mashkull/k, punëtor në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka bërë të qarta kundërshtimet e fuqishme të komunitetit të bizneseve ndaj vendimit...
    Lajme01 Qershor 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Pas një reagimi të shpejtë dhe profesional, Policia e Kosovës, thotë se ka sekuestruar disa armë zjarri dhe ka arrestuar pesë persona...
    Ekonomi01 Qershor 2025
    Megjithë kundërshtimet e vazhdueshme, bizneset e mëdha kosovare prej 1 qershorit 2025 do të detyrohen të hynë në tregun e lirë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.