×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ZRRE-ja nën kritika: Gjykata Supreme shfuqizoi nenet kyçe, bizneset kërkojnë lirimin nga detyrimet jokushtetuese

    FrontOnline
    30 Nëntor 2025

    Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë, ka shfuqizuar disa nene të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, duke i shpallur ato të paligjshme.

    Vendimi erdhi pas kërkesë-padisë së Odës Ekonomike ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji, e cila u aprovua si e bazuar nga Gjykata.

     

    Shahini: Bizneset në Kosovë paguajnë çmimet më të shtrenjta të energjisë në Ballkanin Perëndimor

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini tha për Front Online se shfuqizimi i disa neneve nga Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, duke i shpallur ato të paligjshme është një vendim i pritur dhe se ZRRE-ja duhet ta zbatojë, në mënyrë që bizneset të lirohen nga barra e padrejtë financiare që u është imponuar prej muajsh.

    “Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerëson vendimin e Gjykatës Supreme si vendim që është pritur dhe e vlerësojmë që ZRRE-ja duhet ta zbatojë dhe bizneset duhet të lirohen nga barra që e kanë ngarkuar padrejtësisht tash e shumë muaj biznesin me energji elektrike”, tha ai.

    Shahini ka shtuar se çmimet e energjisë elektrike për bizneset në Kosovë janë ndër më të shtrenjtat në Ballkanin Perëndimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e gjendjes së tyre. Sipas tij, kjo situatë ka sjellë reduktim të punëtorëve, largime nga puna dhe ikje të tyre nga Kosova.

    “Çmimet janë më të shtrenjtat në Ballkanin Perëndimor të energjisë elektrike për bizneset e Kosovës, ka përkeqësim të gjendjes së bizneseve, ka reduktim të punëtoreve, ka largim nga puna, ka poashtu ikje nga Kosova dhe gjithë kjo e ka bërë që ZRRE-ja me një vendim jo kushtetues, por i përkrahur nga Qeveria të përkeqëson gjendjen e bizneseve vendore”, tha ai.

    Lidhur me zbatimin e vendimit, Shahini ka deklaruar se ende nuk janë parë rezultatet konkrete, pasi pritet që ZRRE-ja të ndërmarrë veprimet që kërkohen nga Gjykata Supreme. Ai tha se ZRRE-ja duhet t’i udhëzojë bizneset se si të veprojnë më tej dhe t’i lirojë ato nga detyrimet jokushtetuese që u janë vendosur deri më tani.

    “Ende nuk i kemi parë rezultatet, presim që ZRRE-ja së shpejti të ndërmarrë veprimet udhëzuese të Gjykatës Supreme dhe ti udhëzon bizneset se si të veprojnë më tutje dhe t’i liron nga detyrimet jo kushtetuese”, shtoi ai.

    Shahini tha se nëse ZRRE-ja nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Supreme, bizneset mbeten pa asnjë mjet për ta detyruar këtë institucion të veprojë dhe se një veprim i tillë do të nënkuptonte mosrespektim të rendit dhe ligjit në vend, duke krijuar pasiguri serioze për investitorët dhe duke e dëmtuar imazhin e Kosovës.

    “Në rast se ZRRE-ja nuk e zbaton vendimin e Gjykatës, bizneset nuk kanë fuqi të ndërmarrin ndonjë hap për të detyruar atë, por atëherë  vjen pyetje mos respektimi i shtetit dhe kjo krijon pasiguri të madhe për investitor se këtu në Kosovë nuk respektohet rendi, ligji dhe vendimet e Gjykatës dhe në këto raste imazhi i vendit do të dëmtohet dukshëm”, tha Shahini për Front Online.

     

    Dhoma e Tregtisë: Bizneset në Kosovë po përballen me fatura 3–4 herë më të larta dhe reduktime energjie pa paralajmërim

    Në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme, për Front Online ka folur edhe Kushtrim Ahmeti, Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

    Ai tha se ky vendim vetëm po e vërteton atë që DTIK e ka thënë që nga fillimi se gjatë procesit të liberalizimit të energjisë janë bërë shumë shkelje.

    “Ky vendim vetëm se po e vërteton atë që e kemi thënë nga fillimi që në procesin e dhunshëm të liberalizimit të energjisë, ka pasur një numër të madh të shkeljeve që janë bërë. Është një hap i mirë sepse po i vërteton ato që i kemi thënë nga fillimi që askush nuk ka dashtë me i marrë parasysh ankesat tona”, tha ai.

    Duke folur për ndikimin e vendimit tek bizneset, Ahmeti tha se fatkeqësisht nuk ka efekt pozitiv, pasi dy elemente kyçe që u përdorën për të hapur procesin e liberalizimit të tregut të energjisë nuk janë shfuqizuar ende.

    “Fatkeqësisht jo, pasi dy elemente të cilat janë përdorë për me hap procesin e liberalizimit të tregut të energjisë, nuk janë hekë ato si nene”, tha Ahmeti.

    Ahmeti, tha se bizneset janë në gjendje të vështirë, me reduktime të energjisë pa paralajmërim, ndërsa faturat vazhdojnë të jenë 3–4 herë më të larta se para liberalizimit.

    “Bizneset janë në gjendje jashtëzakonisht të vështirë, ka mungesë të madhe të energjisë sepse vazhdimisht kemi raportime që ka reduktime të shumta pa asnjë paralajmërim, faturat po vazhdojnë t’ju vinë 3-4 fish më shtrenjtë se sa që i kanë pasur para se të futen në liberalizim”, shtoi ai.

    Ai shtoi se të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës e vërtetojnë shqetësimin e tyre, duke treguar se vendimet arbitrare po shkaktojnë probleme të shumta dhe po kontribuojnë në inflacion që tashmë po rrjedh edhe nga brenda vendit, jo vetëm nga faktorët e jashtëm.

    “Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës po e vërtetojnë atë që e kemi thënë, se këto vendime të cilat janë arbitrare do të shkaktojnë telashe të shumta, raporti i fundit e vërteton se inflacioni nuk po vjen vetëm nga jashtë, por ka filluar të rrjedh edhe nga brenda për shkak të këtyre vendimeve që janë marrë”, tha ai për Front Online.

     

    Lidhja e Bizneseve: Vendimin e Gjykatës e kemi mirëpritur, por nëse nxjerrën vendime që dëmtojnë bizneset do të protestojmë

    Besart Dreshaj, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, tha për Front Online se vendimin e Gjykatës Supreme e kanë mirëpritur dhe se tani presin që ZRRE-ja të veprojë shpejt, duke shfuqizuar vendimin dhe duke u ulur me Qeverinë dhe institucionet përkatëse për të gjetur një mënyrë të zbatueshme me një afat kohor për përgatitjen e bizneseve dhe institucioneve.

    “Ky vendim ka qenë i pritur, e kemi përgëzuar si vendim dhe ne presim reflektim të ZRRE-së që sa më shpejt të shfuqizon këtë vendim dhe të ulemi me qeverinë, të ulemi me ZRRE-në dhe të gjejmë një mënyrë siç e kemi kërkuar edhe më herët”, tha ai.

    Dreshaj paralajmëroi se nëse nxirren vendime që dëmtojnë bizneset, Lidhja e Bizneseve së bashku me bizneset do të organizojë protesta dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur interesat e prodhuesve dhe qytetarëve.

    “Në qoftë se do të nxjerrën  vendime të dëmshme, ne si lidhje e bizneseve bashkë me bizneset do të dalim në protestë dhe do t’i ndjekim të gjitha procedurat e tjera për ta mbrojtur interesin e prodhuesve, interesin e qytetarëve”, shtoi ai./Front Online

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.