Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar licencat e operimit afatgjatë për dy hidrocentralet e Kelkosit.Përfaqësuesi ligjor nga ZRRE-ja, Afrim Ajvazi, ka thënë se kompania Kelkos i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe duhet t’i lëshohet leja afatgjate për operim për dy hidrocentrale, Deçani dhe Belaje.
“Ne kemi propozuar që t’i lëshohet licenca për Deçan dhe Belaje, licencë afatgjate. Me sjelljen e lejes mjedisore janë plotësuar të gjitha kërkesat për lëshimin e lejes afatgjate. Ne si departament ligjor propozojmë që t’i lëshohet leje afatgjate”, ka thënë ai.
AI ka thënë se do të monitorojnë punën e kompanisë dhe licencës.Vendimi është miratuar me tri vota për një kundër, ndërkaq leja është dhënë për 40 vjet.