×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRRE-ja e dështon mbledhjen ku pritej të gjobitej KEK-u, një ditë më parë u arrestua kryeshefi Nagip Krasniqi

    FrontOnline
    27 Prill 2023

    Mbledhja e cila ishte paraparë të mbahej më 20 Prill 2023 u shtye për një datë tjetër.

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në këtë mbledhje kishte paraparë të shqyrtojë shumë pika.

    Por, ndër pikat që vlen të ceket ishte shqyrtimi/vlerësimi i propozimit për masë administrative dhe gjobë për KEK SH.A., dhe shqyrtimi/vlerësimi i propozimit për masë administrative  dhe gjobë për KOSTT SH.A.

    Front Online merr vesh se gjoba ndaj Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës(KEK) ka të bëjë me dyshimet se KEK-u ka bërë tregti të energjisë me kompani që nuk janë të licencuara.

    ZRRE-ja nuk ka treguar arsyen se përse e ka shtyrë mbledhjen, por dështimi i saj ndodhi një ditë pas 19 Prillit kur me urdhër të Prokurorisë Speciale u arrestua kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Krasniqi është akuzuar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Ndërsa, gjatë bastisjeve janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, përfshirë tre kompjuterë, një llaptop, një celular dhe një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

    Front Online për këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë nëse shtyrja e mbledhjes se mos gjobitja e KEK-ut lidhet me arrestimin e Nagip Krasniqit.

    Nga ZRRE-ja nuk e treguan arsyen, por thonë se për mbajtjen e mbledhjes do të njoftohet publiku me kohë, duke mos treguar se për cilën datë është shtyrë.

    “Siç ju kemi informuar, mbledhja e Bordit e datës 20 prill 2023 është shtyrë për një datë tjetër. Mbledhjet e Bordit janë të hapura për publikun. Në lidhje me mbajtjen e mbledhjes së Bordit, publiku do të njoftohet me kohë siç parashihet me dispozitat ligjore të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së, për Front Online.

    Front Online gjithashtu ka pyetur ZRRE-në se cilat janë kompanitë që dyshohen për tregti të pa licencuar të rrymës dhe sa pritet të jetë gjoba por të njëjtit japin një përgjigje krejt tjetër.

     “Sa i përket raportit të monitorimit  për Korporatën Elektroenergjetike (KEK) dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) , ju informojmë se Raportet së bashku me përgjigjet e dhëna ndaj gjetjeve gjatë fazës së monitorimit do të shqyrtohen nga Bordi në mbledhjen e radhës të Bordit. Në përputhje me dispozitat ligjore dhe afatet kohore, pas shqyrtimit të raportit nga Bordi, raporti do te publikohet në faqen zyrtare të ZRRE-së”, thuhet më tutje në përgjigjen e ZRRE-së, për Front Online.

    Më 20 prill Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë....
    Lajme12 Janar 2025
    Psikologu Rron Kastrati është deklaruar për “Front Online” lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë, duke theksuar faktorët kryesor që ndikojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin...
    Të tjera
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të fushatës e nis me dy tubime elektorale. Të...
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.