×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ZRrE i thotë jo KESCO-s: Faturat me çmim të ngritur do të llogariten nga 9 shkurti

    FrontOnline
    15 Shkurt 2022

    Zëdhënësi i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ka konfirmuar se tarifat e reja të rrymës do të llogariten nga data 9 shkurt 2022 kur edhe vendimi ka hyrë në fuqi nga bordi i ZRrE-së dhe jo nga 1 marsi 2022 ashtu siç u ka propozuar kompania për furnizim KESCO.

    “Vendimi per tarifa ka hyrë në fuqi me datë 9 shkurt 2022, dhe nga kjo datë ky vendim është i zbatueshëm”, tha Pepaj në një përgjigje për Express.

    Të shtunën, KESCO i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga muaji mars.

    Por ZRrE-ja s’e ka marrë parasysh propozimin e KEDS-it dhe tarifat e reja me rritje të çmimit të rrymës për qytetarët do të aplikohen nga data 9 shkurt 2022 kur edhe ka hyrë në fuqi vendimi nga ana e ZRrE-së.

    Ndryshe, tarifat e reja kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe do të apikohen deri më 31 mars 2023. Me miratimin e këtyre tarifave, shtrenjtim të energjisë do të kenë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kËh energji elektrike.

    Shqyrtim të tarifave do të ketë edhe në fund të këtij viti. Nga ZRRE e kanë konfirmuar, se nga mesi i dhjetorit do të bëhet shqyrtimi i rregullt i tarifave.

    ZRrE-ja nuk e ka publikuar ende vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka shkruar për tubimin e radhës në...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka vizituar disa biznese në Parkun e Biznesit në Drenas. Ai ka shkruar se disa...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vizituar kompaninë Rronifer në Gjakovë. Abdixhiku është shprehur se këto biznese...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka pritur sot në një vizitë disa nxënës të ciklit të mesëm të ulët, të cilët kanë pasur rastin...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Bedri Hamza e ka filluar shpalosjen e programit të tij me zotimet për kategoritë që i kanë dhënë më së shumti Kosovës....
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në qeverinë e tij nuk do të ketë më pagesa të TVSH-së...
    Lajme16 Janar 2025
    Bedri Hamza do t’i investojë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Mijëra qytetarë të Skenderajt sot i kanë dhënë mbështetje Bedri Hamzës për kryeministër. “Është nder të jem sonte këtu, në vendin e...
    Lajme16 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka nisur tubimin për zgjedhjet e 9 shkurtit në Skënderaj. Në këtë tubim po marrin pjesë një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.