×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRRE bën një njoftim për tarifat e reja e “ndikimin te konsumatorët në veri” pasi tha se shtrenjtimi i rrymës nuk vlen atje

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar një njoftim për rritjen e tarifave të reja të energjisë elektrike në Kosovës dhe “ndikimin te konsumatorët në veri”.

    ZRRE thotë se më 16 prill ka aprovuar tarifa të reja për shfrytëzim të sistemit të transmetimit, operimit të sistemit dhe operimit të tregut si dhe tarifa për shfrytëzim të sistemit dhe shpërndarjes, të cilat tash thotë se “janë të detyrueshme për të gjithë furnizuesit”, përfshirë Elektroseverin, kompaninë serbe që operon në veri të vendit.

    “Rritja e tarifave të energjisë elektrike dhe ndikimi te konsumatorët në veri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se Bordi i ZRRE me datë 16.04.2025 ka aprovuar edhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmetimit, Operimit të Sistemit dhe Operimit të Tregut, si dhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Shpërndarjes, të cilat tarifa janë të detyrueshme për të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Furnizuesin e energjisë elektrike Elektrosever”, thuhet në njoftim.

    “Rritja e tarifave të energjisë elektrike 16.1% vlen për Furnizuesin me Shërbim Universal, që operon në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë obligim të shërbimit universal e ka KESCO”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

    Më herët sot, ZRRE ka thënë se tarifat e reja do të zbatohen nga 1 qershori në të gjithë territorin, përveç pjesës veriore. Atje kompania serbe Elektrosever e ka marrë përsipër furnizimin dhe faturimin e konsumatorëve, sipas një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në vitin 2022 dhe meqenëse ajo operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal ZRRE ka thënë më herët se “këto tarifa nuk zbatohen në atë pjesë të territorit”.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim....
    Lajme29 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 10:00, në selinë e kësaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.