Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL së UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se zyrtarët e Prokurorisë Speciale nesër në ora 10:00 do t’i kthejnë pajisjet që i kanë marrë në këtë zyrë në ditën kur u arrestuan kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj.
Klinaku, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se këto pajisje do të merren nga avokati i autorizuar nga OVL e UÇK-së, Tomë Gashi.
Postimi i tij i plotë:
Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.
Ne kemi autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së z.Tomë Gashi, i cili nesër, në kohën e lartëshënuar, do të shkoi në zyret e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t’i marrë pajisjet tona.
Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona…?/Front Online/