Romanca e re mes Kristi dhe Keisit në Big Brother Vip, ka shkaktuar mjaft përplasje jashtë shtëpsië.
Sabiani është shprehur kundër lidhjes së të bijës, Keisit, me Kristin, por dikur edhe Roberti ishte kundër lidhjes së Kristit me Kejvinën.
Modelja nuk reagoi pas daljes nga shtëpia lidhur me deklaratat e Robertit, por pas zhurmës që po i jepet në rrjet lidhjes së Kristit me Keisin, Kejvina ka vendosur të flasë.
Kejvina ka ripostuar së fundmi një portim të Ronaldo Sharkës, ish-banor i BBV Albania, i cili ka ironizuar deklaratat e mëparshme të Aliajt teksa është shprehur: “Nëse Kristi lidhet me Kejvinën, nuk ka më baba”.
“Z.Aliaj mos flisni me dy realitete. Dikur bënit edhe ju dy deklarata anadollake dhe mesjetare”, shkruan Ronaldo.
Ndërsa modelja nga ana tjetër e cilësoi Robertin si “Çapaçul” duke shkruar krahas postit: “Zoti çapaçul Aliaj ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o burrë”.
Ndër të tjera në postim, Kejvina ka etiketuar gjithashtu dhe emrin e Sabianit ku krahas saj shkroi: “Karma e ka emrin Sabian”.