×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Albatrosët zakonisht kur bëhen çift qëndrojnë përgjithmonë te tille, por Wisdom besohet se ka pasur edhe partnerë të tjerë në të kaluarën, të cilët nuk kanë pasur jetëgjatësinë e saj.

    Albatrosi i njohur me emrin ‘Wisdom’ (Dituri), zogu i egër më i moshuar i botës, ka çelur vezën e saj në moshën 70 vjeçare, shkruan “TheTimes”.

    Albatrosi ka lindur zockën e saj më 1 shkurt, në një rezervat të botës së egër në veri të oqeanit Paqësor, njoftoi sot shërbimi amerikan i Peshkut dhe Botës së Egër, transmeton lajmi.net.

    Albatrosët janë pulëbardha gjigande që jetojnë zakonisht 12-40 vjet, por Wisdom, albatros i familjes Laysan, është identifikuar nga studiuesit që prej vitit 1956.

    Babai i zoçkës së Wisdom, është Akeakamai, me të cilin nëna ka qenë në çift që prej vitit 2012, thonë zyrtarët amerikanë të botës së egër.

    Albatrosët zakonisht kur bëhen çift qëndrojnë përgjithmonë te tille, por Wisdom besohet se ka pasur edhe partnerë të tjerë në të kaluarën, të cilët nuk kanë pasur jetëgjatësinë e saj.

    Megjithse Wisdom lindi zoçkën e saj në shkurt, në grupin e ishujve të vegjël Midway Atoll në Paqësor, ngjarja është raportuar vetëm kësaj jave.

    Wisdom lëshoi vezën e saj dikur në ditët e fundit të nëntorit. Pak më pas, ajo u kthye në det për të kërkuar ushqim ndërsa partneri i saj Akeakamai mori detyrat e ngrohjes së vezës.

    Albatrosët i ndajnë të gjitha detyrat e prindërimit, si gjatë periudhës së inkubacuionti të vezës edhe më pas në ushqimin e zogut”.

    Zyrtarët besojnë se albatrosi në fjalë ka lindur 30 deri në 36 zogj gjatë jetës së saj. Albatrosët lëshojnë vetëm një vezë një herë në disa vjet. Ishujt Midway Atoll strehojnë koloninë më të madhe në botë të albatrosëve në botë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Sot  nga njësite të stacionit policor Veriu, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Konsultimet publike për mbylljen apo jo të platformave sociale `TikTok` dhe `Snapchat` kanë nisur nga shkolla “Sami Frashëri” me një përfaqësi prindërish....
    Lajme26 Nëntor 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka zbuluar detaje nga libri i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilat lidhen me rajonin e Ballkanit...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë pritur në takim arkitektin kroat, Andrija Mutnjakoviq, i cili ka dizajnuar...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pavarësisht reformave të fundit në legjislacionin e migrimit për punësim, Gjermania vazhdon të përballet me një mungesë serioze punonjësish të kualifikuar. Sipas...
    Vip26 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur kosovare e muzikës moderne, por edhe asaj popullore, sot feston ditëlindjen. Ndonëse duket si vajzë e re, Yllka Kuqi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.