×
  • Sport
  • Sport

    Zogjani: Njerëzit nga Kosova kanë ikur me “kule” nga Serbia, Shqipërinë e kualifikoi droni

    FrontOnline
    27 Qershor 2021

    Jeton Zogjani profesion e ka humorin, por e paraqet veten seriozisht si analist politik, e se fundmi edhe si analist futbolli, shkruan Insporti.

    I ftuar në emisionin “Ekipi Evropian” në televizionin ATV, dedikuar Kampionatit Evropian “Euro2020”, Zogjani bëri edhe një analizë rreth luftës së fundit në Kosovë, duke ofenduar njerëzit se kanë ikur me kule.

    “Problemi është që krejt konteksti i futbollit ndërlidhet me politikën, këtu nuk varet dëshira apo vullneti e dikujt, është koncept politik dhe në nuk guxojna me dalë, se ne si shqiptarë si anej si knej kufinit nuk jemi patriota. Na jemi patriota veç 0.03% se jena ikë në kule. Kjo lidhet me patriotizëm, e dimë. Jena veshë me kule të grave dhe jena ikë, 0.03% kanë luftu. Sikur të kishim luftu kishim bo një shtet pa nevojën e NATOs, kemi qenë frikacakë dhe sit ë tillë varemi nga Bashkësia Ndërkombëtare” – tha Zogjani.

    Gjatë kësaj analize, ai konkludoi edhe se Kombëtarja e Shqipërisë ishte kualifikuar në “Euro2016” me ndihmën e dronit.

    “Qeta lojtarë kosovarë që kanë qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë i ka kualifiku droni, të jemi të sinqertë.”

    “Nuk po du me vë faj mbi Shqipërinë apo Kosovës, si tërsi s’kemi kallëzu rezultat dhe droni na ka kualifiku”.

    Ndryshe, për kualifikimet “EURO 2016”, Shqipëria ishte përballur me Serbinë në Beograd dhe situata ishte e tensionuar nga fillimi pasi për Shqipërinë po luanin shumica kosovarë që përfaqësonin Shqipërinë.

    Agresori diplomatik serb lobonte vazhdimisht kundër Kosovës dhe nje ndeshje me Shqipërinë u parashikua të kishte tensione, por jo deri në ato përmasa sa të ndërpritej ndeshja.

    Ishte fund i pjesë së parë ku Ballist Morina hodhi dronin mbi stadiumin e Beogradit ku po zhvillohej ndeshja, duke shkaktuar dhunë në mes lojtarëve të Shqipërisë dhe atyre serb që kishin mbrotje fizike edhe nga tifozët që u lejuan nga forcat e sgurisë serbe të dilnin në fushë. Ky administrimi i keq i situatës me dronin la Serbinë me minus pikë në grup.

    Kështu, Shqipëria ishte kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian në vitin 2016, por atëkohë Kombëtarja e Shqipërisë nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në kampionatin europian përkunder asaj se doli e treta në grup duke e mposhur Rumaninë, por u mposht nga Zvicra dhe Franca.

    Nga Rubrika
    Sport20 Nëntor 2024
    UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës. Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje...
    Sport20 Nëntor 2024
    Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Dardanët në udhëtim do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën. Takimi i parë...
    Sport20 Nëntor 2024
    Tifozat Kuq e Zi po vazhdojnë ta ngritin zërin kundër organizimit të Shqipërisë bashkë me Serbinë të Kampionatit Evropian U-21 në vitin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Serbi, Tomislav Momiroviq ka dorëzuar sot dorëheqjen për shkak të tragjedisë në stacionin...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së OVL-UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka kritikuar kryeministrin Kurti pasi sic thotë ai goditi jo vetëm shqiptarët e...
    Vip20 Nëntor 2024
    Rovena dhe Arioni kanë qëndruar bashkë në kuzhinë, duke përgatitur ushqim. Por, ajo është shprehur se po i mungon vaji i ullirit,...
    Sport20 Nëntor 2024
    Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Dardanët në udhëtim do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën. Takimi i parë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar takimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili u takua me familjen e Ibrahim Rugovës,...
    Vip20 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta e ka mirëpritur deklaratën e kryeministrit, Edi Rama, i cili sot tha se po e mendojnë ndalimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.