×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj: Po t’i kishte LDK 48 deputetë do të ishte harruar puna e krijimit të Qeverisë, s’iu frikësohemi zgjedhjeve

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë e është përgjegjësi e LVV-së për të krijuar institucionet e reja. Ai ka thënë se po t’i kishte Lidhja Demokratike e Kosovës 48 deputetë, çështja e krijimit të institucioneve të reja do të ishte harruar dhe do të kishte nisur puna dhe projektet, shkruan Gazeta Express.

    “Urdhnoni krijoni institucionet. Keni fituar 48 mandate. E keni përgjegjësi për me i kriju institucionet. Kryetari ynë e tha, që po t’i kishim ne 48 mandate, i kishim kriju institucionet menjëherë. Kjo është e vërtetë. Absolutisht. Po t’i kishte LDK 48 mandate, ish harru puna e krijimit të institucioneve, kishim fillu me punë dhe mandate. Ne kemi ura bashkëpunimi, gjë që s’po shihet te VV”, ka thënë Zogaj në një intervistë për gazetarin Astrit Gashi, transmeton Express.

    Lidhur me zgjedhjet e reja, Zogaj ka thënë se LDK s’frikësohet, meqë ka pasur rritjen më të madhe në zgjehdjet e fundit. Megjithatë thotë se për të shkuar në zgjedhje të reja, duhet marrëveshje politike dhe fillimisht konstitutim i Kuvendit.

    “Për zgjedhje të reja, duhet marrëveshje politike. E para me u konstituu Kuvendi. Katër pikat e rendit të ditës. Dy i kemi kalu, na kanë mbetë edhe dy pika. Konstituohet Kuvendi, pastaj kryetari i ri i Kuvendit i thërret partitë politike, nëse e sheh që s’ka interes për krijim të institucioneve, i thërret partitë politike dhe vendosin për zgjedhje. S’mundet me vendos një parti politike për zgjedhje. Kishte edhe deklarata qesharake, do t’iu çojmë në zgjedhje”, ka thënë  Zogaj.

    “S’kemi frikë nga zgjedhjet. Ne kemi rritjen ma të madhe politike. LVV ka rënien më të madhe”, ka shtuar ndër të tjera.

     

    Nga Rubrika
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Gjilan ka shqiptuar 1380 gjoba gjatë periudhës kohore 23.05.2025 – 29.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri...
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Prishtinës , kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate,...
    Lifestyle30 Maj 2025
    Qershori i vitit 2025 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe përvoja të forta emocionale për dy shenja të zodiakut. Astrologët parashikojnë...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një gjykatë federale e apelit ka pezulluar vendimin e Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare të së mërkurës në mbrëmje, i cili bllokoi tarifat...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka vlerësuar se vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes populiste dhe të brishtë të...
    Ekonomi30 Maj 2025
    Hiç më pak se 830 milionë euro vlerësohet se arrin shuma e përgjithshme e projekteve ndërkombëtare të pezulluara ose të ndërprera në...
    Lajme30 Maj 2025
    Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit më 2 qershor pritet ta dorëzojnë mocionin për rrëzimin e pikave...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.