Zlatan Ibrahimoviq ka rinovuar kontratën e tij me Milanin për një sezon tjetër . Suedezi arriti në “Casa Milan” rreth orës 19:30 për të nënshkruar kontratën e re, pas njoftimit zyrtar të klubit kuqezi.
Ibra do të veshë fanellën kuqezi të paktën deri më 30 qershor 2022, duke vazhduar të luajë edhe përtej moshës 40 vjeç. Shifrat e pagave duhet të jenë të ngjashme me ato të sezonit të kaluar, pra rreth 7 milion euro. Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
“AC Milan njofton se ka rinovuar kontratën me Zlatan Ibrahimoviç. Milani është skuadra italiane me të cilën Zlatan ka regjistruar më shumë paraqitje dhe pas 84 golave të shënuar në 130 ndeshjet e luajtura në karrierën e tij në Milano, kampioni suedez do të veshë fanellën e kuqezinjve përsëri sezonin e ardhshëm”, shkruan klubi.