Një banesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Tophane” të Prishtinës, raporton Front Online.
Banorët e ndërtesës u evakuuan nga Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit
Sipas udhëheqësit të ekipit të Zjarrfikësve, Fatmir Nrecaj, nuk ka persona të lënduar.
Nrecaj ka thënë se i kanë evakuuar të gjithë banorët nga objekti që u përfshi nga flakët.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/321319565970245