Një hyrje e një objekti banesor në lagjen Ulpiana në Prishtinë, është përfshirë në orët e mëngjesit nga zjarri.
Detaje për rastin kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Front Online se zjarri është lokalizuar dhe se raportohet vetëm për dëme materiale.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për Front Online
Shpërthen zjarri në hyrje të një ndërtese në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë