×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarrfikësve të Zveçanit e Zubin Potokut i dhurohen dy automjete

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë̈ së Punëve të Brendshme, ka ndarë dy automjeteve për Njësitë̈ Profesionale të Zjarrfikësve dhe shpëtimit për komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut.

    Drejtori i departamentit të zjarrfikësve, Milaim Mullaabazi ka thënë se këto automjete po dhurohen për zjarrfikësit e komunës së Zubin Potokut dhe Zveçanit, që të kenë intervenim sa me të shpejtë dhe efikas.

    Mullaabazi: Dy automjete që zjarrfikësit të kenë intervenim efikas

    “Ne sot po i ndajmë dy automjete, komunës së Zubin Potokut dhe Zveçanit. Ku janë të mirëseardhura për këto komuna, pasi që i kanë pasur pajisjet e vjetra, dhe sot po pajisen me automjete të reja ku do të kenë intervenime me të suksesshme, me të shpejta dhe me efikase”, ka thënë Mullaabazi.

    Ndërsa Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq ka thënë se dhurimi i dy automjeteve të zjarrfikësve për Zubin Potokun dhe Zveçanin është ndihma e madhe. Ai ka thënë se bashkëpunimi në mes Ministrisë së Brendshme dhe këtyre dy komunave do të vazhdoj edhe ne të ardhmen.

    Radojevic: Ministria e Brendshme dhe këto komuna do të bashkëpunojnë prapë

    “I falënderohem Agjencisë për Menaxhimit të Emergjencave e cila ju ka dal ne ndihme kërkesave te kryetarit te komunës. Siç e shihni Ministria e Punëve te Brendshëm dhe Agjencia për Emergjenca kanë dhuruar dy kamionë për komunat Zubin Potok dhe Zveçan.

    Kjo është ndihme e madhe për këto komuna, shpresojmë sinqerisht qe ata do te shfrytëzohen sa me pak, por është një ndihme e madhe dhe besojmë qe Ministria e Punëve te Brendshme edhe ne te ardhmen do te bashkëpunoj me komunat dhe tu dal ne ndihme kërkesave te kryetarit te komunës aq sa është ne mundësin tonë, faleminderit”, ka thënë Radojevic.

    Ndërsa, Udhëheqës i zjarrfikësve, Vladan Radomiroviq ka thënë se ky donacion ka kuptim të madh pasi që më herët i gjithë intervenimi ishte bërë vetëm me një kamion.

    Radomiroviq: Ky donacion do tu bëjë përshtypje zjarrfikësve se në çfarë kushte punojnë

    “Sa do t’ju bej përshtypje ky donacion, dhe ne çfarë kushtesh keni punuar deri tani, se pari isha falënderuar Ministrisë se Punëve te Brendshme pasi qe ata na kanë nda edhe agjencinë tonë ketë dhuratë të te them donacion te bukur, e cila për neve ka kuptim te madh, Natyrisht qe do te jemi me te shpejt me efikas dhe me te mire me kamionë te rinj. Kjo është automjet i specializuare cila për ne ka kuptim te madh. Deri tani te gjitha intervenimet i kemi bërë vetëm me një kamion i cili edhe nuk ka qen teknikisht ne rregull. Tani besojmë qe do te jete shume me lehte, jam falënderues Agjensionit dhe te gjithëve atyre te cilët na kanë nda ketë donacion”, ka thënë Radomiriq.

    E Udhëheqës i zjarrfikësve ne Zubin Potok, Sasha Bozhoviq ka falënderuar Agjencinë e Menagjimit të Emergjencave si dhe Ministrinë e Brendshme për këto dy automjete të cilat do t’i ndihmojnë zjarrfikësit që t’i kryejnë detyrat e tyre me efikasitet.

    Bozhovic: Ky donacion do t’i ndihmoj zjarrfikësit që t’i kryejnë punët e tyre

    “Falënderoj Agjencionin dhe Ministrin e Punëve te brendshme ne këtë donacion i cili shume do te ju ndihmoj zjarrfikësve ne kryerjen e detyrave te tyre dhe do të rris sigurinë e qytetareve nga zjarri dhe nga aksidentet e ndryshme”, ka thënë Bozhoviq

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.