Brigada e zjarrfikësve të Prishtinës po presin nga kandidatët për deputet e kryeministër që po i vizitojnë t’u ndihmojnë e t’ua zgjidhin statusin e tyre problematik, nëse janë me kompetenca të plota me komunë apo me Agjencinë e Emergjencave të Kosovës.
Sipas komandantit të tyre, Latif Zeka, brigadat e zjarrfikësve në gjithë vendin kanë mungesë të stafit ndërsa ekzistuesit janë mbi 45 vjeç, të cilëve po ashtu nuk u paguhet puna jashtë orarit dhe s’kanë sigurime shëndetësore.
Zeka tha se AMK nuk lejon punësimin e zjarrfikësve të rinj ndërsa komuna dëshiron që vet të hap konkursin e vet ti paguajë punëtoret për çka AMK kundërshton.