×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zjarret në Kaliforni, aktori i njohur kosovar që u evakuua nga Hollywood flet për situatën atje

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    Banorë të lagjes së mirënjohur ‘Holliwood Hills’ në Kaliforni u evakuuan të mërkurën në mbrëmje pasi zjarri u përhap edhe në atë zonë. Një nga të evakuuarit, regjizori i njohur nga Kosova, Blerim Gjoci që banon në atë lagje, përshkroi në një intervistë për Zërin e Amerikës situatën e krijuar.

    Zëri i Amerikës: Zoti Gjoci faleminderit shumë që pranuat të jepni përshtypjet tuaja dhe të na përshkruani situatën. Ku ndodheni tani?

    Blerim Gjoci: Unë tani ndodhem në Hollywood Hills, prapa meje shihet shenja e Hollwood-it, këtu banoj unë. Mbrëmë diku rreth orës shtatë në mbrëmje na erdhi urdhëri për t’u evakuuar kështu që dolëm të gjithë ashtu si dolëm. Megjithatë nuk ishte ndonjë kaos i madh, kishte rregull edhepse trafiku ishte shumë i ngjeshur por zbritëm dhe u bëmë një grup shqiptarësh këtu në Hollywood Boulevard, kemi një kafene ku takohemi dhe aty u mblodhëm. Ndërsa po dilnim, këto kodrat kishin marrë ngjyrë portokalli, ishte ta quaj ashtu një pamje apokaliptike por ne që jemi nga Kosova kishim parë gjëra më të tmerrshme se kjo kështu që nuk e humbëm durimin, u takuam dhe biseduam se si të veprojmë. Vendosëm që të rrijmë e të presim pak se mos po kalon edhe kjo, diku pas mesnatës pak u qetësua zjarri dhe ne vendosëm që nëpër miq të kalojmë natën dhe tani jemi kthyer në shtëpi sepse është tërhequr urdhëri për evakuim, ndërsa tymi vazhdon ta mbulojë luginën që quhet Beachwood Canyon. Tymi vazhdon të bjerë mbi rroba e mbi trupa por megjithatë duket sikur gjendja është qetësuar pak sepse edhe era ka pushuar pakëz.

    Zëri i Amerikës: Pamjet nga e gjithë zona janë dramatike, megjithatë ne e dimë që në Kaliforni, në atë zonë, ka pasur edhe zjarre të tjera më përpara. Po thuhet që këto zjarre janë historike, si mund ta përshkruani ju si i keni përjetuar ju këto 24 orët e fundit?

    Blerim Gjoci: Të them të drejtën kjo ishte pak më ndryshe se herët e tjera. I kemi përjetuar edhe zjarret e tjera por këto ndodhnin aq shpejt, pra era bartte zjarrin aq shpejt saqë askush, as zjarrfikësit dhe forcat e rendit të cilat përpiqeshin ta mbanin nën kontroll situatën e kishin të pamundur të shkonin në të gjitha vendet ku po ndodhte zjarri.

    Për këtë arsye edhe evakuimi ishte më kaotik edhe lajmet ishin pakëz më kaotike sepse ndërsa po thonin se këtu është zonë e sigurtë ndodhte që pas pesë minutash thonin jo duhet të evakuoheni edhe nga këtu.

    Shkëndijat po i bartte era shumë shpejt dhe siç e dini Kalifornia është shumë e thatë prandaj zjarret shkaktoheshin menjëherë dhe përhapeshin në mënyrë tepër të shpejtë, kjo e bënte çdo gjë të paparashikueshme, edhe pse autoritetet përpiqeshin të na mbanin të informuar gjatë gjithë kohës, kjo e bënte të vështirë sepse ndërsa ne po niseshim njërin drejtim, në atë drejtim pastaj ndodhte që kishin filluar zjarret e tjera dhe duhet të ktheheshim në një drejtim tjetër.

    Zëri i Amerikës: Pra pasiguria dhe paparashikueshmëria ishin element shqetësues për ju dhe banorët tjerë, sipas asaj që po përshkruani?

    Blerim Gjoci: Patjetër, zjarret përhapeshin shumë shpejt dhe shkatërrimi ishte tepër i madh, siç e dini Palisades gati janë të shkatërruara është një nga lagjet më të bukura në Los Anxhelesit, është me të vërtetë e çuditshme dhe e tmerrshme. Pastaj edhe intervenimi, helikopterët mbrëmë ishin në ajër duke hedhur ujë e mjete tjera për shuarjen e zjarrit, por kishim frikë se ata do të ndesheshin në ajër sepse u bënë dikur shumë dhe pastaj filluan t’i largojnë një nga një sepse po bëhej edhe ajo e rrezikshme. Zjarri siç e dini është shumë i paparashikueshëm dhe i vështirë të kontrollohet.

    Zëri i Amerikës: Blerim ajo që nuk shihet nga pamjet është ajo që shkaktohet nga tymi, mënyra se si e ndjeni apo thithni tymin, si mund ta përshkruani një gjë të tillë?

    Blerim Gjoci: Sapo të dalësh nga shtëpia e ndjen tymin, madje ajri është bërë shumë i rëndë. Tani dielli sapo doli, deri tani ishte dielli i kuq, që kur ishim fëmijë i thonim po luftojnë dragonjtë me kuçedrat, ashtu ishte pamja ishte apokaliptike me të vërtetë por tani dielli u ngjit më lartë dhe tymi duket më poshtë. Unë nga këtu ku jam shpesh herë shoh pamjen deri në Santa Monica ndërkaq tani nuk shoh fare se gjithçka është e mbuluar me tym në atë drejtim, gjithashtu nga ana ime e majtë janë Pasadena dhe Altadena që është djegur thuajse tërësisht, prapa meje është zjarri që ndodhi mbrëmë “sunset fires” që i thonin këtu në Hollywood Hills, ky zjarr tani pak është lokalizuar por nuk është shuar tërësisht mirëpo nuk kemi shumë tym nga ajo anë. Megjithatë jemi të rrethuar nga tymi dhe i kemi ndezur të gjithë filterat brenda banesave sepse ajri është bërë shumë i padurueshëm.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...
    Lajme09 Janar 2025
    Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, ku maksimalet shkojnë deri në 12C e 14C. Me...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina është duke negociuar me ShBA-në për të marrë licencat për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sonte ka qenë në Ferizaj. Ai është...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Më shumë se 46 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ministria tha se...
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se partia e tij do të marrë fitore nga mërgata edhe në votim, sikurse...
    Lajme09 Janar 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të...
    Vip09 Janar 2025
    Rovena pati një pyetje pikante ndaj Xhenetës në lojën e organizuar nga “Prishtina Mall”. Xheneta u shpreh se zgjedh të vërtetën teksa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.