Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën mbrëma është raportuar se në një ballkon i një objekti banesor në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri, pasi një e dyshuar kosovare pa dashje kishte hedhur fishekzjarrë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:41.
“Fushë Kosovë, 04.01.2023, 20:41. Është raportuar se në ballkonin e një objekti banesor është një zjarr. Njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Lidhur me rastin është arrestuar një e dyshuar kosovare e cila pa dashje kishte hedhur fishekzjarrë ku edhe kanë shkaktuar zjarrin”, thuhet në raport.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Pas intervistimit