Ballina e gazetës së madhe spanjolle, “AS” është në qendër të vëmendjes sot.
Gjegjësisht, tani dihet pse Real Madridi ndau rrugët me trajnerin Zinedine Zidane, shkruan FrontOnline.
Përkundër prurjes së shumë titujve te Real Madridi, Zidane u largua nga klubi madrilen.
Dhe ai nuk harroi ta “godiste” të parin e klubit, Florentino Perez.
“Thjesht nuk më besuan. Klubi nuk qëndroi pas meje për projektin afatgjatë që e kisha në mendje. Si të harroj atë që kam bërë për Realin. Po kërkoja respekt për atë që po bëja, jo ndonjë privilegj”, thuhet në letrën e Zidanes drejtuar tifozëve pas largimit./FrontOnline/