Dje u zhvillua ndeshja e parë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Chelseat.
Në “Alfredo di Stefano”, skuadra e Zinedine Zidanes ishte nikoqire e Chelseat, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në Madrid u mbyll baras 1:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se rezultati ishte real.
“Ishte e vështirë për ne në pjesën e parë, por luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Kishim probleme me lojtarët e tyre, të cilët janë të shpejtë dhe bëjnë shumë presion”, tha trajneri francez.
“Rezultati ishte real, loja ishte e barabartë, ndeshja e dytë do të jetë e tensionuar, por ne luajmë mirë si mysafir”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel beson se skuadra e tij meritoi më shumë se një barazim.
“Ne e nisëm ndeshjen shumë mirë, por na mungoi konkretizimi. Merituam të fitojmë, dhe në pjesën e parë duhej të shënonim të paktën edhe një gol”, tregoi gjermani.
“Ishim të pafat. Ua dhuruam atyre një gol. Në pjesën e dytë, ishim të lodhur. Jam i zhgënjyer me këtë rezultat, por nuk duhet ta humbasim besimin”, shtoi Tuchel./FrontOnline/