×
  • Sport
  • Sport

    Zidane e ka refuzuar Man Unitedin për dy arsye qesharake

    FrontOnline
    29 Shkurt 2024

    Zinedine Zidane ka refuzuar mundësinë për të menaxhuar Manchester United, sipas asaj që raportojnë mediat në Angli.

    Legjenda franceze nuk ka qenë në garë që kur përfundoi periudha e tij e dytë në krye të Real Madridit në vitin 2021.

    Zidane fitoi dy tituj të La Ligës dhe tri Liga të Kampionëve gjatë kohës së tij si trajner i Los Blancos.

    Ai është lidhur rregullisht me një rikthim në menaxhim dhe raportimi nga Foot Mercato bën të ditur se ai është në radarin e Manchester United.

    Ata thonë se shefi i Ineos, Sir Jim Ratcliffe, ëndërron të punësojë Zidane nëse ai e shkarkon Erik ten Hag.

    Megjithatë, gazetari Julien Laurens është i bindur se ikona 51-vjeçare nuk do të kishte asnjë interes të transferohej në Old Trafford, transmeton Telegrafi.

    Ai tha për RMC Sport: “Më kanë thënë gjithmonë se pengesa gjuhësore për sa i përket anglishtes së tij, të cilën ai nuk e flet dhe nuk dëshiron domosdoshmërisht ta mësojë, ka qenë gjithmonë një pengesë për të shkuar në Ligën Premier”.

    “Nuk mendoj se atij i pëlqen as jeta në Angli. Ai nuk donte të shkonte si lojtar dhe as nuk dëshiron të shkojë si trajner”.

    Ka pasur raportime që sugjerojnë se vetëm Bayern Munich, ish-klubi i tij Juventus dhe kombëtarja franceze do ta tundonin Zidane të rikthehej në punë.

    Nga Rubrika
    Sport22 Korrik 2025
    Në prag të përfundimit të pjesës së parë mes Ballkanit dhe Florianas ka ndodhur një skenë e pazakontë. Klubi nga Suhareka është...
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Sport22 Korrik 2025
    Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij Rute Cardoso...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Të mërkurën mbetet ende mot shumë i nxehtë, megjithë një rënie të lehtë të temperaturave maksimale në 34C e 36C. Pasdite me...
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto...
    Lajme22 Korrik 2025
    “Fatmir Limaj, ka rënë në kurthin e Albin Kurtit”. Kështu deklaroi sot në emisionin DPT te Fidani, nga Aleanca për Ardhmërin e...
    Lajme22 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton për hapje për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet RKS dhe RMV. Kjo pikë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetit dhe komandantit të Koshares, Hisen Berisha. Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha, përmes një njoftimi në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.