Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një takim virtual me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të kësaj partie në rrjetin social Facebook.
Sipas, këtij njoftimi në këtë takim është diskutuar për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë:
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.
Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi.
Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Ëieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.
https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2744611145850144