Bayern Munichu ka zhgënjyer në ndeshjen e sotme ndaj Union Berlinit në elitën e futbollit gjerman.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, bavarezët ishin nikoqirë të skuadrës nga Berlini në “Allianz Arena”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.
Për kampionin në fuqi të Gjermanisë dhe Evropës golin e vetëm e shënoi Jamal Muslala.
Kurse, për mysafirët, golin e barazimit e shënoi Marcus Ingvartsen në minutën e 86-të.
Me këtë fitore, Bayern Munichu mbetet lider në Bundesligë me 65 pikë të tubuara./FrontOnline/