Pas Bernard Berishës që reagoi pas mosftesës në Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet miqësore të Kosovës, duke thënë se nuk e kontaktoi askush nga FFK, njëjtë ka reaguar edhe Edon Zhegrova.
Ai tha se ka qenë i befasuar që s’e ka parë veten në listë, pasi që nuk ka pasur asnjë kontakt as nga trajneri e as nga stafi.
Ai tha se trajnerët shkojnë e vijnë, por ai do të japë çdoherë maksimumin për Kosovën.
“Të them të drejtën kam qenë i befasuar që nuk kam pasë asnjë kontakt as prej trajnerit as prej stafit edhe kjo m’ka bo m’u ndi shumë keq. Edhe nëse nuk ka dashtë me më ftu vetëm me tregu arsyen. Se unë edhe nëse nuk më fton trajneri, jam gjithmonë i gatshëm për Kosovën çdo moment edhe e kam thënë gjithmonë. Trajnerat ndërrohen, shkojnë e vijnë une ka me dhanë gjithmonë maksimumin. Edhe pse trajneri nuk më ka ftu nuk u kanë diçka, amo jom kanë shumë i befasum, dmth pse nuk jam në listë edhe kam qenë në formën më të mirë edhe kam qenë i gatshëm për këto ndeshje”, deklaroi Zhegrova për Indeksonline.
Ai tha se s’ka fjalë për mosftesën nga Challandes, teksa theksoi se kjo e ka bërë të ndihet keq para pushimeve.
“Në të ardhmen besoj që ka me arrite shumë edhe ka me jep shumë për përfaqësuesen e Kosovës se e di çka jam në gjendje me bo. E ai nëse nuk më fton mu edhe nuk jep arsye, une s’kam fjalë edhe s’kisha pas qejf mi thanë kurgjo. Mosftesa m’ka bo mu ndi shumë keq para pushimeve”, përfundoi Zhegrova.
Në tri ndeshjet e marsit, Zhegrova ishte ftuar në kombëtare, por nuk luajti asnjë minutë në asnjërën nga ndeshjet.
Në edicionin 2020/21 me Baselin, Zhegrova luajti 32 ndeshje duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime.