Skuadra franceze Lille ka barazuar 1:1 kundër Juventusit, në xhiron e katërt të Champions League.
Aty rol të madh pati edhe futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, që falë asistimit të tij erdhi edhe goli i epërsisë i Lille.
Këtë shancë s’e lëshoi Jonathan David, i cili realizoi për 1:0.
Por, fatkeqësisht Zhegrova me shokë nuk arriti të nxirrte më shumë se një barazim ndaj “Zonjës së vjetër”.
Në minutin e 60-të nga pika e bardhë rezultati u barazua nga Dushan Vllahoviq./Klan Kosova/