Sulmuesi kosovar i Lillës, Edon Zhegrova e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes ndaj Real Madridit.
Lille mundi Realin (1-0), të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.
Zhegrova fitoi penalltinë të cilën me sukses e ekzekutoi David.
Ylli i Kombëtares sonë, bëri superparaqitje duke fituar çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”, ku pozoi para fotografëve.
Sulmuesi dardan bëhet lojtari i parë nga Kosova që e fiton çmimin e “Lojtari i ndeshjes” në elitën e futbollit evropian./RTK