Zhegra edhe të dielën ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në hendboll. Hendbollistët e rinj zhegras kanë zënë vendin e tretë në Ligën e Pionierëve.
Në ndeshjen për vend të tretë Zhegra e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 31:18, përcjell FrontOnline.
Ndeshja u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Elion Goçi shënoi 13 gola për Zhegrën, ndërsa Egon Shaqiri shtoi 9 gola. Nga 4 i shënuan Klajd Zeqiri e Ardit Sahiti.
Te ferizajasit me efikasitet u dallua Elton Gashi që arriti në shifrën e 10 golave.
Katër i kishte Agron Bytyqi e 3 gola i shënoi Andi Sejdiu./FrontOnline/