Është zhdukur një vajzë në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Nëna e saj ka raportuar në polici se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.