Një vajzë është zhdukur në Fushë Kosovë.
Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj.
Sipas saj, vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Bresje, Fushë Kosovë 23.09.2022 – 12:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare, vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./Front Online