Të premten një person nga fshati Biti e Epërme e komunës së Shtërpcës ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në kohen e cekur ka dalë nga shtëpia viktima mashkull kosovar (familjar i tij) dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.