Një grua ka raportuar për zhdukjen e një personi në Pejë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13.11.2022.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar zhdukjen e viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.