Një person është zhdukur në Gjilan.
Rastin e ka njoftuar në polici, babi i tij, i cili ka thënë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
“Ankues mashkull Kos. ka raportuar se djali i tij mashkull Kos. ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.