Një person ka raportuar se vajza e tij, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk se nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti është raportuar dje në orën 18:00, në Gllogoc.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
“Korroticë e Epërme, Gllogoc 16.04.2024, 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.