Filmi “Zgjoi” do të shfaqet në kinematë gjermane.
Kështu njoftoi aktorja Yllka Gashi, e cila ka rolin kryesor në këtë film.
Ajo tregoi se shfaqja e filmit do të nis nga data 8 shtator.
“Filmi ynë “Zgjoi” ka filluar rrugëtimin e tij në kinematë gjermane. Nga data 8 Shtator do të keni mundësi ta shihni në shumë kinema në qytete të ndryshme në Gjermani”- tha ajo.
“Zgjoi” me regjinë e Blerta Bashollit, pasqyron vështirësitë që gratë e Krushës përballen pasi humbin familjarët dhe më të dashurit e tyre gjatë luftës së Kosovë.
Aktorja tregon se në disa nga shfaqjet e filmit do të jenë prezente autorja e filmit Blerta Basholli dhe znj. Fahrije Hoti.