Sot është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Drenasit, Bekim Lestrani, me këtë rast kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar rëndësinë e këtij akti.
“Pengesat disa mujore për funksionimin e Kuvendit u hoqën, vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer në komunën me qytetarët e shkëlqyer”, ka shkruar ai.
Postimi kryetarit Lladrovci:
Ditë e mirë në Kuvendin e Drenasit
Pas një procesi zgjedhor në pajtim me ligjin, me 17 vota nga 31 asamblistët e Kuvendit të Drenasit, është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit, Bekim Lestrani.
Bekimit i uroj punë të mbarë dhe ofroj bashkëpunim të plotë si kryetar dhe qeverisje ekzekutive.
Pengesat disa mujore për funksionimin e Kuvendit u hoqën, vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer në komunën me qytetarët e shkëlqyer!