×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjidhet Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorët e 6 prokurorive themelore

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Xhevdet Bislimi është zgjedhur kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit. Po ashtu në takimin e së enjtes të Këshillit Prokurorial i kryesuar nga Bahri Hyseni janë zgjedhur edhe kryeprokurorët e 6 prokurorive themelore në Kosovës.

    Takimi i sotëm ka filluar me shqyrtimin e Rregullores për angazhimin dhe përcaktimin e tarifave për kompensimin e përkthyesve dhe interpretëve që angazhohen në sistemin prokurorial, Rregullore e cila edhe u miratua nga anëtarët e Këshillit.

    Në vazhdim u prezantua dhe u diskutua Raporti i Komisionit për rishqyrtim të kundërshtimeve të paraqitura nga kandidatët për kryeprokurorë të prokurorive themelore të Gjakovës, Gjilanit, Prizrenit dhe Pejës.

    Pas diskutimeve, Këshilli ka miratuar pjesërisht këtë raport, ku si rrjedhojë u refuzuan kundërshtimet e paraqitura nga kandidatët.

    Më pas, Këshilli ka zhvilluar procesin e votimit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorëve të 6 prokurorive themelore.

    Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, me 11 vota për dhe asnjë kundër, është zgjedhur Xhevdet Bislimi.

    Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, me 11 vota për dhe asnjë kundër, është zgjedhur Agim Kurmehaj.

    Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, me 11 vota për dhe asnjë kundër, është zgjedhur Shukri Jashari.

    Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, me 10 vota për dhe 1 kundër, është zgjedhur Ismet Ujkani.

    Për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren gara u zhvillua në mes të prokurorëve Admir Shala dhe Ervehe Gashi, ku pas procesit të votimit Admir Shala është zgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie me 7 vota për. Ndërsa kundër kandidatja e tij mori 4 vota.

    Për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjilan gara u zhvillua në mes të prokurorëve Arben Kadriu dhe Agron Uka, ku pas procesit të votimit Arben Kadriu është zgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie me 6 vota për. Ndërsa kundër kandidatja e tij mori 5 vota.

    Ndërsa, për Prokurorinë Themelore të Gjakovës do të rishpallet konkursi, sepse kandidatja për kryeprokurore, Ardita Beqiraj-Hyseni nuk u votua për këtë pozitë.

    Në fund të takimit, Këshilli miratoi Raportin e Komisionit për rivlerësimin e performancës së 4 prokurorëve.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njëherësh deputet aktual, z. Talat Xhaferi, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Aleancën...
    Lajme22 Korrik 2025
    Belgjika dhe Kosova kanë nënshkruar sot një Letër Qëllimi për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes. Kjo u bë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë, ndarjen nga jeta të 44-vjeçarit në vendin e tij të punës sot...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Të mërkurën mbetet ende mot shumë i nxehtë, megjithë një rënie të lehtë të temperaturave maksimale në 34C e 36C. Pasdite me...
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto...
    Lajme22 Korrik 2025
    “Fatmir Limaj, ka rënë në kurthin e Albin Kurtit”. Kështu deklaroi sot në emisionin DPT te Fidani, nga Aleanca për Ardhmërin e...
    Lajme22 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton për hapje për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet RKS dhe RMV. Kjo pikë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetit dhe komandantit të Koshares, Hisen Berisha. Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha, përmes një njoftimi në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.