×
  • Sport
  • Sport

    Zgjerimi i Ligës së Parë në dy grupe me 12 skuadra, vjen sqarimi nga FFK

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se Liga e Parë do të zgjerohet.

    Shtëpia e futbollit kosovar këto raportime i ka cilësuar si të pabaza dhe spekulime.

    Në sqarim, FFK ka theksuar se tema për zgjerimin e Ligës së Parë në dy grupe me 12 skuadra, nuk është diskutuar asnjëherë në Komitetin Ekzekutiv apo ndonjë organ tjtetër të FFK-së.

    Sqarimi i plotë nga FFK (pa ndërhyrje):

    “Federata e Futbollit e Kosovës e vlerëson plotësisht të pabazë dhe spekulim të pastër lajmin e publikuar në njërin nga portalet vendore se kinse Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka diskutuar zgjerimin e mëtejmë të Ligës së Parë në 24 skuadra për edicionin e ardhshëm, të ndara në dy grupe me nga 12 skuadra. FFK sqaron se një gjë e tillë nuk është diskutuar asnjëherë në KE dhe në asnjë organ tjetër të FFK-së. Shkrimet e tilla po bëhen me qëllim për ta vënë në lajthitje opinionin futbolldashës, e jo klubet sepse ato nuk bien pre e lajmeve të tilla të rrejshme, ngase e kanë të ditur formatin e garave në të gjitha ligat.

    Klubet janë të vetëdijshme se këto “portale” thuajse në baza ditore publikojnë lajme të pavërteta rreth FFK-së dhe e dinë fare mirë çfarë qëllimesh kanë. Prandaj, me këtë rast sqarojmë opinionin se KE i FFK-së më 16 dhjetor të vitit të kaluar e ka aprovuar kërkesën e klubeve që Liga e Parë edhe në edicionin e ardhshëm të luhet në dy grupe me nga 10 skuadra. Kjo për faktin e vetëm që t’u dilet në përkrahje klubeve pasi futbolli është ende duke u luajtur në rrethana të pandemisë, mirëpo asnjëherë nuk është diskutuar për zgjerimin e mëtejmë të kësaj lige. Përkundrazi, strategjia e FFK-së është që në të ardhmen edhe Liga e Parë të funksionojë si ligë unike e jo e ndarë në grupe”.

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka tensione në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Zvicër – Serbi. Pasi Embolo goditi me top një lojtar të Serbisë...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës që po zhvillohet në kuadër të...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kosova ka dominuar plotësisht në 20 minutat e parë të takimit ndaj Rumanisë në Bukuresht. Ishte Muharrem Jashari, i cili pati tri...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Kosova ka dominuar plotësisht në 20 minutat e parë të takimit ndaj Rumanisë në Bukuresht. Ishte Muharrem Jashari, i cili pati tri...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka bërë një diskutim të ndjerë me Kevinin për jetën e tij. Ai ka folur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.