×
  • Opinione
  • Opinione

    Zgjedhjet për tërë botën

    Hisen Berisha
    06 Nëntor 2024

    Nga Hisen Berisha:

    Zgjedhjet në SHBA nuk janë vetëm për amerikanët, janë një ngjarje me ndikim të thellë për tërë botën. Amerika ka nevojë për një udhëheqje që ruan vlerat e saj kombëtare dhe identitetin amerikan, duke përfshirë përkushtimin e saj ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe stabilitetit global. Si fuqia më e madhe botërore, SHBA mbart përgjegjësi të jashtëzakonshme jo vetëm ndaj qytetarëve të saj, por edhe ndaj të gjitha vendeve që ndajnë aspiratat për një botë të sigurt dhe të qëndrueshme.

    Rezultatet e pritshme të zgjedhjeve amerikane do të ndikojnë në politikën e jashtme dhe sigurinë ndërkombëtare përmes zbatimit të strategjive gjeopolitike dhe gjeoekonomike amerikane, të cilat kanë ndikim të thellë në çdo cep të botës. Në këtë aspekt, shumë vende dhe popuj që zhvillojnë demokracinë shpresojnë për një udhëheqje amerikane që mbështet sigurinë dhe paqen. Demokracitë e reja dhe vendet në tranzicion, si Kosova dhe shumë të tjera në Ballkan, Evropë Lindore dhe përtej, presin nga SHBA përkrahje të vazhdueshme për të forcuar institucionet e tyre dhe për të ruajtur sovranitetin e tyre.

    *Konteksti i Kosovës dhe Zgjedhjet Amerikane

    Një shembull i qartë i varësisë së stabilitetit global nga SHBA është çështja e Kosovës. Marrëveshjet e nënshkruara dhe të garantuara nga administrata amerikane, si ajo e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë thelbësore për paqen në Ballkan. Megjithatë, administrata aktuale ka treguar paqëndrueshmëri në zbatimin e këtyre detyrimeve, duke lejuar përkeqësimin e tyre deri në pikën ku, përmes marrëveshjeve të Ohrit dhe pikës 7 të Planit, po diskutohen autonomia territoriale për komunitetet serbe dhe eksteritorialiteti për objektet religjioze. Nëse SHBA nuk e ruan qëndrueshmërinë dhe mbështetjen e saj për marrëveshjet e arritura, ekziston rreziku që stabiliteti në Ballkan të cënohet, dhe kjo do të ketë pasoja në sigurinë evropiane dhe atë ndërkombëtare.

    *Pritjet globale për një udhëheqje amerikane të angazhuar

    Bota ka nevojë për një spekter politik amerikan që mbron dhe garanton vlerat universale të njerëzimit, që përfshijnë të drejtat dhe liritë themelore, paqen, dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Këto janë vlera konservatore dhe njerëzore, të cilat i karakterizojnë edhe vetë popujt e Kosovës, Ballkanit dhe Evropës. Vende të tjera përreth botës, nga Azia në Amerikën Latine, gjithashtu presin një Amerikë që tregon përkushtim në mbrojtjen e lirisë dhe ndalimin e fuqive që përpiqen të destabilizojnë rajone të tëra për qëllime vetjake.

    Në të kaluarën, partitë konservatore në SHBA përmes projektit MAGA (Make America Great Again) duhet të vazhdojnë t’i mbrojnë këto vlera, ashtu siç i kanë mbrojtur këto vlera universale, të cilat janë të rrënjosura në paqe dhe luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit me karakter transnacional, dhe kanë treguar përkushtim në mbrojtjen e interesave ndërkombëtare në çdo cep të botës. Ndërsa zgjedhjet amerikane formësojnë këtë të ardhme, bota shpreson për një Amerikë që mbështet këto ideale dhe ndihmon vendet të cilat kontribuojnë për paqe dhe siguri globale.

    Nga Rubrika
    Opinione20 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mosrespektimi ose shpërfillja e simboleve shtetërore nga një parti politike pjesë e sistemit politik shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë...
    Opinione19 Dhjetor 2024
    Shkruan: Albert Prenkaj Në dritën e pritjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe ndryshimeve në pozitat kyçe...
    Opinione18 Dhjetor 2024
    Shkruan Blerim Shala:  Sekush që përpiqet të përcjell me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë duke i analizuar ato në një perspektivë disavjeçare...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.