×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet nxorën opozitën para aktit të kryer, duhet ta përkrahë Vjosa Osmanin për presidente

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë asnjë problem për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, përkundër faktit që zgjedhja e këtij të fundit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit.

    Këtë bindje ndajnë njohës të politikës në vend, sipas të cilëve rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka përcaktuar një konsensus “të zorit” për subjektet opozitare.

    Sipas tyre, partitë opozitare në vend PDK, LDK dhe AAK duhet të qëndrojnë në sallën e Kuvendit dhe të tregojnë konstruktivitet për të zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje dhe kjo nuk i përshtatet asnjërit subjekt opozitar.

    Rasim Alija beson se partitë opozitare janë në një pozitë pa rrugëdalje për postin e Presidentit, pasi që siç thotë ai është rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurti që ka përcaktuar një konsensus të zorit për këto subjekte.

    Ai thotë se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 deputetë, ka vendosur themelet për çfarëdo kompromisi të mundshëm, duke i futur para një akti të kryer subjektet e tjera politike.

    Alija: PDK, LDK dhe AAK para aktit të kryer, duhet t’i bëjnë kuorumin VV-së për të votuar presidentin

    “AAK, PDK dhe LDK tanimë bazuar në rezultatin e 14 shkurtit tanimë janë para një akti të kryer, sado që pozita e tyre për të qëndruar në sallë dhe për ta votuar znj. Osmani është e vështirë, mirëpo alternativë tjetër nuk kanë sepse kjo do ta bënte pastaj skenarin tjetër, që janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që subjekteve tjera politike përveç VV-së nuk do t’iu konvenonin, sepse trendi i rënies së tyre pothuajse është i paevitueshëm. President konsensual mund të thuhet në qoftëse këto subjekte politike sipas të gjitha gjasave do të mund të qëndrojnë në sallë, mirëpo është një konsensus i zorit, i bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit”, thotë ai.

    Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës – KDI shprehet optimiste se gjatë formimit të institucioneve do të zgjidhet edhe Presidenti, duke evituar zgjedhjet.

    Sipas saj, partitë opozitare duhet të jenë konstruktive dhe të bëjnë kuorumin në mënyrë që institucionet të jenë funksionale dhe të shtyjnë përpara reformat e nevojshme për mirëqenien e qytetarëve.

    Krasniqi: Partitë opozitare të jenë konstruktive dhe të bëjnë kuorumin

    “Po shpresojmë që do të kemi zgjedhjen e Presidentit gjatë formimit të institucioneve dhe që vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të reja pasi që zgjedhjet veç u mbajtën… Partitë politike duhet të vijnë në dakordim me njëri-tjetrin dhe të mos e çojnë vendin në zgjedhje për shkak të qëndrimeve të tyre të palëkundura lidhur me pozitën e Presidentit të vendit. Qytetarët kanë folur qartazi në këto zgjedhje, kanë zgjedhur Lëvizjen Vetëvendosje dhe listën e Vjosës fituese të zgjedhjeve krahasimisht më lartë se partitë e tjera, prandaj iu mbetet partive tjera opozitare që të jenë konstruktive dhe të bëjnë kuorumin në mënyrë që të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës të Kosovës”, thotë ajo.

    Kurse Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim thotë për KosovaPress se krijimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të ndodhë sa më parë.

    Sipas tij, opsionet se si dhe kush do të bëhet President, duhet të tejkalojnë retorikat politike e njëanshmëritë.

    “Legjislativi, Presidenca e Ekzekutivi duhet të krijohen në afatet e parapara. Duke qenë se tashmë subjekti politik fitues i këtyre zgjedhjeve, dhe U.D. e Presidentit, kanë filluar takimet me të gjitha subjektet tjera, shihet se jemi drejt konsolidimit të institucioneve. Opsionet se si dhe kush do të bëhet President, duhet të tejkalojnë retorikat politike e njëanshmëritë. Së bashku të gjitha partitë politike, bazuar edhe në rezultatin e fundit zgjedhor duhet të pajtohen mbi Presidentin/en e ardhshëm/me, të Republikës së Kosovës, i/e cili/a duhet të jetë unifikues e përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Shkuarja në zgjedhje për shkak të inateve politike, është i dëmshëm, si nga aspekti shëndetësor (situata me pandeminë), ekonomik, e po ashtu edhe nga ai politik. Në këto momente duhet konstruktivitet nga të gjitha subjektet politike, për zgjedhjen e kësaj çështje, dhe çështjeve tjera që na presin”, thotë Meta në një përgjigje me shkrim.

    Më 22 mars pritet të mbahet seanca e konstituimit të legjislaturës së 8-të të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kandidate për President, kanë zhvilluar takime me subjektet politike për të diskutuar lidhur me konstituimin e institucioneve të vendit, ku takimi i fundit i kësaj natyre do të mbahet të premten me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.