×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ teston pajisjet e identifikimit elektronik

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet intensivisht.

    Këtë të hënë (28 prill) KQZ ka nisur testimin e pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI).

    Qëllimi i testimeve është shmangia e problematikave në ditën e zgjedhjeve të 11 majit, ku qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament.

    Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku, foli mbi ecurinë e procesit.

    “Duhet kryer procedura e testimit operacional sot për të filluar më pas me përgatitjen e pajisjeve. Në protokollin e përgatitjes së pajisjeve janë parashikuar hapa shtesë për verifikimin e çdo pajisjeje që të jemi të sigurt që nga momenti që del nga magazina për t’ju drejtuar qendrave të votimit dhe të mos ketë probleme teknike.” tha Pelinku.

    Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku, informoi se nga 5,225 qendrat e votimit në vend, 31 prej tyre nuk janë pajisur me operatorë që do të asistojnë qytetarët në kryerjen e procesit të identifikimit.

    “Momentin që flasim kemi 31 qendra votimi për të cilët nuk kemi mundur të përzgjedhim operatorë, ndërkohë me ditët që kanë mbetur t’i mbulojmë edhe këto qendra”, tha ajo.

    Më 11 maj, ashtu si në katër vitet e fundit, zgjedhësit do të identifikohen elektronikisht përmes pajisjeve PEI.

    Çdo votues duhet të paraqitet në qendrën e tij të votimit me kartën e identitetit, e cila do të skanohet përmes pajisjes, bashkë me verifikimin e shenjës së gishtit.

    Sistemi elektronik garanton që secili qytetar të ushtrojë të drejtën e votës vetëm një herë dhe vetëm në qendrën ku është i regjistruar./RTSh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Tuneli i Llogorasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut dhe duke mbështetur sezonin turistik....
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.