Sekretari i Shtetit i Georgia, Brad Raffensberger sapo ka njoftuar se do të ketë rinumërim të votave në këtë shtet.
Ai thotë se 4,169 vota kanë mbetur të numërohen dhe se rreth 8,000 vota ushtarake të munguara janë akoma në postë dhe do të numërohen vetëm nëse ato arrijnë deri në fund të ditës, raporton Cnn.
“Tani për tani Georgia mbetet shumë afër për të thirrur,” thotë ai, duke shtuar: “Me një diferencë kaq të vogël do të ketë një rinumërim në Georgia”.
“Interesi për zgjedhjet tona padyshim që shkon shumë përtej kufijve të Georgia. Regjistrimi përfundimtar në Georgia në këtë pikë ka implikime të mëdha për të gjithë vendin”, u shpreh ai.
“Ne po shohim një diferencë më pak se një shkollë e mesme e madhe,” shtoi ndihmësi i Raffensberger, Gabriel Sterling pasi zyrtari republikan u largua pa marrë pyetje.
Sterling, i cili mbikëqyr votimin për shtetin, shtoi se arsyeja e rinumërimit është për shkak të asaj se sa afër garës është dhe se ata nuk kanë parë “ndonjë parregullsi të përhapur”.
Deri më tani, Joe Biden është në avantazh ndaj Donald Trumpit me vetëm 1.579 vota në Georgia.