×
  • Front TV
  • Front TV

    Zgjedhjet në SHBA në sytë e një shqiptaro-amerikani

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Krejt muhabetet tjera i ka lënë anash, të martën.

    Për Kadri Restelicën, asgjë më me rëndësi, në këtë ditë të 3 nëntorit, nuk ka sesa zhvillimet në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Amerikë.

    Plaku 73 vjeçar i cili që dy dekada jeton përtej Atlantikut, nuk e shfrytëzoi të drejtën e votimit, meqë erdhi për pushime në Kosovë.

    Por, po të ishte atje, votën, do t`ia jepte kandidatit republikanin Donald Trump më parë sesa atij demokrat, Joe Biden.

    “Tanë të mirë janë. Krejt për Kosovën janë të mirë. TaniTrumpit. Trumpi ka punuar goxha mirë kohëve të fundit”, tha ai për Front Online.

    E ka diçka që u bë sebep për këtë.

    “Trumpi ka punuar që e bëri këtë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Mirë e bëri”, u shpreh ai për Front Online.

    Pavarësisht se kush e merr timonin në krye të Shtëpisë së Bardhë, ky, pritshmëritë nga dy kandidatët i ka të njëjta.

    “Na jep njohjen e pavarësisë prej Serbisë. Bën presion më shumë”.

    Më fort se Trumpin, Bidenin e gjithë të tjerët politikanë, Restelica e ka në qejf, një ish-president amerikan që bëri shumë për Kosovën.

    “Atë e kam deshtë fortë, Geroge Bushin e dytë. E kam deshtë fortë atë. E kom deshtë vetë se u kanë i çelur. U kanë republikan, po u kanë demokrat me krejt popullin”.

    Kadriu jeton me gruan dhe katër fëmijët e tij në shtetin Masachuets të Amerikës.

    Këtu e në gjithë vendin, sipas tij, shqiptari është i barabartë më amerikanin.

    “Të drejtat i kemi si amerikanët, si na. Tonat i kemi. Ai që don me punu e mu shkullue të drejtat i ka të barabarta si amerikani”, thotë ai.

    Zgjedhjet e sivjetme Presidenciale në Amerikë po konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë moderne të këtij kontinenti.

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Vip28 Dhjetor 2024
    Pas Prime, Leo ishte i ashpër me banorët, duke iu thënë që të mos ndërhyjnë kur ai do të flasë. “Ju veç...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, u shpreh se Serbia, me mbështetje të hapur nga Rusia, ka...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Nata e mbrëmshme e ‘Prime’ solli shumë të papritura, me rikthime si dhe me njërin nga rrëfimet më emocionuese. Shumë debate, dinamika...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Policia e Kosovës thotë se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Një burrë në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë hapur me forcë veturën e tij, me...
    Kronika28 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Klinë, nën dyshimin se ka lënduar me mjetë të mprehtë një burrë tjetër, e po ashtu ia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.