×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në SHBA, Kurti u përmbajt nga pozicionimi për kandidatët, VV shpërndau letrën e Harris që ua shkroi shqiptarëve

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Ndryshe nga zgjedhjet e para katër viteve, kryeministri Albin Kurti s’ka marrë pozicion publik sa i përket betejës për president në mes të demokrates Kamala Harris dhe kandidatit republikan, Donald Trump. I pyetur lidhur me këtë çështje, Kurti ka thënë se si kryeministër i Republikës së Kosovës do të punojë me të gjithë, shkruan Gazeta Express.

    Ky qëndrim i Kurtit ka ardhur pavarësisht faktit se përgjatë administratës së Trump kishte pasur përplasje brutale me zyrtarë amerikanë, përfshirë kryeprotagonistin Richard Grenell.

    “Unë tash jam kryeministër i Kosovës dhe bashkëpunoj me udhëheqës të shteteve nga të gjitha anët e spektrit politik, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Si kryetar i VV-së, jam social-demokrat, jam demokrat dhe s’kam asgjë të re të shtoj. Marr pjesë në të gjitha konferencat, samitet e partive simotra, edhe në Evropë edhe në botë. Edhe të partive të tjera, siç ishte ajo në Chikago në SHBA”, kishte thënë Kurti më 29 tetor 2024.

    Pavarësisht kësaj, kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Demokratëve të mbajtur muaj më pare dhe Lëvizja Vetëvendosje më 4 nëntor e kanë publikuar në profilin e tyre zyrtar të partisë, deklaratën që kandidatja demokrate, Kamala Harris, ua ka drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan në prag të zgjedhjeve presidenciale.

    Lidhur me pritjet për zgjedhjet në SHBA ka folur dje edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila ka thënë se nuk sheh indikacione që politika amerikane ndaj Kosovës mund të ndryshojë pas zgjedhjeve.

    “Jemi me fat që në SHBA kemi pasur mbështetjen e të dyja kampeve, pra të atij republikan dhe atij demokrat. Prandaj, nuk shoh asnjë sinjal që një gjë e tillë të ketë ndryshuar gjatë rrugës”, tha Gërvalla kur u pyet në një konference për media se çfarë pret në marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së pas zgjedhjeve atje të martën.

    Njohës të politikës amerikane kur kanë analizuar atë se çfarë mund ta pret Kosovën pas zgjedhjeve dhe cilat janë pritshëmritë nga dy kandidatët, kanë thënë se s’ka pritje shumë të mëdha nga Kamala Harris, ndërkohë për Trump kanë parashikuar kaos. Madje është paralajmëruar edhe mundësia e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve nëse Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar familjen e “10-tshit” të UÇK-së, Rexhep Selimit, në 4-vjetorin e arrestimit të tij. Në reagim...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke përmbushur premtimin që kanë dhënë si ekzekutiv për...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, i cili...
    Të tjera
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani dhe Atilla, kanë nisur ditën duke diskutuar bashkërisht. Mevlani thotë se ish-gruaja e tij...
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezi, me t’u fikur dritat në dhomën e gjumit ka pasur disa përlajmërime por pa...
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa, ka pasur disa pyetje për banorin më të ri, Atillën. Ajo e ka pyetur...
    Vip05 Nëntor 2024
    Vullneti ka ushtuar profesionin e tij prej gazetari në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3. Kësisoj, ai...
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara, ka pasur disa pyetje për banorin më të ri që iu bashkua formatit, Atilla...
    Vip05 Nëntor 2024
    Rovena ka diskutuar me banorët dhe Atillën për hyrjen e këtij të fundit në shtëpinë më të famshme në vend. Rovena vlerëson...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.