×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në LDK/ A ka kundërkandidat Lumir Abdixhiku? Flasin nënkryetarët

    FrontOnline
    14 Nëntor 2023

    Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 19 nëntor zgjedh kryetarin e ri të kësaj partie.

    Subjekti më i vjetër në Kosovë, deri tani zyrtarisht ka vetëm një kandidat për kryetar, që është Lumir Abdixhiku.

    Kjo u konfirmua edhe nga nënkryetarët e LDK-së.

     

    Anton Quni: Nuk kandidoj për kryetar të LDK-së

     

    Anton Quni, që në zgjedhjet e kaluara hoqi dorë në momentin e fundit nga kandidatura, këtë herë nuk do të kandidoj për t’i prirë LDK-së.

    Ai në një përgjigje për Front Online tha se Lumir Abdixhiku do të rizgjedhet për një mandat të plotë.

    “Jo, unë nuk kandidoj. Ende askush nuk ka shpallë kandidaturë. Por, supozoj se z. Abdixhiku do të kandidoj dhe do të rizgjedhet për një mandat të plotë”, deklaroi nënkryetari i LDK-së, Anton Quni për Front Online.

    Ani pse thotë që deri tani vetëm Abdixhiku është kandidat, një bashkë partiak i tij thotë se do të kandidojë për kryetar.

     

    Imri Ahmeti: Faton Bislmi s’është delegat, s’mund të kandidoj për kryetar të LDK-së

     

    Faton Bislimi ka njoftuar se do të kandidoj për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Bislimi ka thënë se ka njoftuar Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, përmes një shkrese zyrtare, se ka vendosur që në Kuvendin e Dhjetë të LDK-së më 19 nëntor ta paraqesë kandidaturën.

    Mirëpo, një gjë të tillë, Quni thotë se e ka marr vesh vetëm përmes mediave.

    “Jam njoftu nga mediat qe z. Bislimi e ka shpreh gatishmërinë për t’u zgjedhur kryetar i LDK-së”, deklaroi ai.

    Të njëjtën thotë edhe sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti.

    Ai për Front Online mohon deklaratën e Bislimit, se e ka njoftu kryesinë për kandidatin për kryetar.

    Ahmeti thotë se Bislimi vetëm e ka kërkuar një listë të delegatëve, por që sipas tij, kjo është jashtë ligjit.

    “Jo nuk janë në dijeni që është njoftuar kryesia, unë e di që ai ka kërkuar një listë të delegatëve të Kuvendit, me numra personal që është në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave dhe ne nuk iu kemi përgjigj akoma, sepse dje në orët e pasdites ai e ka bërë këtë, sido që të jetë është vullnet i tij, por duhet t’i nënshtrohet procedurave”, thotë Ahmeti.

    “Faton Bislimi nuk është delegat në Kuvendin e LDK-së”,  thotë sekretari Imri Ahmeti.

    Ai thotë se Bislimi ka dhënë dorëheqje edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.

    Por, nuk përjashton mundësinë që delegatët ta nominojnë.

    “Për sa e di unë Faton Bislimi ka deponuar dorëheqje me shkrim e të qenurit anëtarë dhe i Këshillit të Përgjithshëm dhe fakti tjetër, për sa e di unë ai nuk është delegatë fare në Kuvend, e në Kuvend marrin pjesë vetëm delegatët. Mund të ketë grup të delegatëve që e mbështesin dhe mund të kenë aty për aty nominime, është e drejtë e delegatëve të Kuvendit për të nominuar këdo që ata mendojnë”, u shpreh ai.

     

    Gazmend Muhaxheri tregon nëse do t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së

     

    Portali Front Online ka kontaktuar edhe nënkryetarin e kësaj partie, Gazmend Muhaxheri, nëse do të kandidoj për kryetar të LDK-së, mirëpo ai e mohoi.

    Muhaxheri thotë se në çdo moment mund të ketë kandidat tjerë.

    “Jo valla unë jo. Nuk e di deri në Kuvend mundet me i ndërru mendja ndokujt me konkurru, por njëherë për momentin nuk e di. Deri tani është kandidat vetëm zotëri Abdixhiku”, u shpreh ai.

    Në zgjedhjet e fundit, Lumir Abdixhiku, u zgjodh kryetar i LDK-së, i cili kishte përballë edhe dy kandidatë tjerë për kryetar të LDK-së, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën.

    Front Online ka provuar gjatë ditës të marr edhe një deklaratë të Faton Bislimit, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.