Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, i ka dërguar urime Listës Serbe për mandatet e fituara në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë.
“Çdo urim për fitoren e madhe për vëllezërit dhe motrat e dashura nga Lista Serbe. Gëzuar Ditën e Shtetit”, shkroi Selakoviq në rrjetin social Instagram.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e djeshme, sipas rezultateve nga numërimi i shumicës së fletëvotimeve.