Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Udhëzuesin për hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe partive politike në fletëvotim, për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Po ashtu, në mbledhjen e KQZ-së u miratua të martën edhe akreditimi i vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, raporton KOHA.
Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar mes anëtarëve të saj.