Për Joe Biden, Pensilvania është një betejë personale. Vendlindja e tij, Scranton luan një rol qendror në identitetin e tij si “Scranton Joe”.
Ekspertët e fushatës së Biden presin që kandidati demokrat ta fitojë Pensilvaninë me një diferencë të “konsiderueshme” kur të gjitha votat të numërohen.
Po ashtu, Biden kaloi pothuajse të gjithë të dielën, të hënën dhe ditën e zgjedhjeve në Pensilvani.
Pikërisht, në Ditën e Zgjedhjeve, ndalesat e Biden kishin një kthesë nostalgjike, pasi ai kaloi nga shtëpia e tij e fëmijërisë në Scranton, si dhe në vendet e tjera të preferuara në qytetin e tij të lindjes.
Momentalisht, Biden ka 18 mijë vota më pak se Trump në Pensilvani, por azhornimi i ri i të dhënave nuk është bërë ende. Shteti ka 20 vota të kolegjit elektoral dhe nëse Biden fiton, ai do të fitonte presidencën.