Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpallur 11 majin e 2025-s datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Në një njoftim të Presidencës, është thënë se kjo datë është caktuar për t’i dhënë kohë të mjaftueshme Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizim më të mirë.
11 maji ishte propozuar si datë edhe nga Partia Socialiste në pushtet.
Në konsultimet për datë nuk ishin përfaqësuesit e Partisë Demokratike që i cilësuan të rreme konsultimet nga presidenti.
Partitë opozitare kishin thënë se organizimi i zgjedhjeve më 11 maj, dy ditë pas samitit të planifikuar të Komitetit Politik Evropian, përbënte ndikim dhe avantazh për Qeverinë. Por Presidenca ka sqaruar se ky aktivitet do të zhvillohet pas zgjedhjeve.